Horoskopi i datës 7 janar 2020

Dashi
Nëse të tjerët përpiqen t’u thonë se çfarë duhet të bëni dhe si duhet ta bëni, rezistoni. Qartësoni të tjerët se jeni ju personi që vendos prioritetet tuaja dhe si i arrini qëllimet. Ata do ta marrin mesazhin dhe do e zbatojnë atë. Ju jeni lideri!

Demi
Mendoni shumë dhe mirë para se t’i jepni fund një partneriteti që nuk do të jetë e lehtë ta nisni sërish. Ndoshta keni ndjesinë se keni arritur maksimumin në këtë marrëdhënie, planetet ju sugjerojnë të vazhdoni pasi keni punë të papërfunduara që mund të jenë me përfitim për të dy.

Binjakët
Partnerët dhe njerëzit tuaj të dashur do të kenë kërkesa të shumta për ju në 24 orët e ardhshme, çka mund të sjellë edhe shpërthimin tuaj. Përpiquni të mos e bëni, kjo vetëm do t’i përkeqësonte gjërat dhe do të ndikonte edhe në mendimin e tyre ndaj jush.

Gaforrja
Ditët në vazhdim mund të jenë më të zëna nga ç’e keni pritur, veçanërisht në frontin e punës. Duhet ta përgatisni veten në mënyrë që të keni mjaftueshëm energji për ta përballuar fluksin. Ruani edhe pak gjallërinë për jetën personale.

Luani
Sipas planeteve, dikush nuk është aspak i sinqertë me ju lidhur me atë që ju synoni të bëni. Kjo ka shumë rëndësi për ju, pasi veprimet e tyre do të kenë ndikim mbi jetën tuaj. Mundohuni t’i kuptoni qëllimet e tyre, në mënyrë që të dini si të veproni.

Virgjëresha
Nuk ka nevojë t’ju thuhet që e vetmja gjë nga e cila duhet të keni frikë është vetë frika. Sigurisht që nuk është e lehtë që t’i mbani nën kontroll ndjenjat negative. Sot megjithatë, ju duhet ta bëni këtë. Do të jeni pozitivë në gjithçka thoni dhe bëni!

Peshorja
Qetësia që ju rrethon pritet të venitet në një moment të caktuar gjatë ditës. Rezultat do të jenë të rrëmujshme, megjithatë jo fatale. Përgatituni të veproni shpejt pas “stuhisë” dhe të merrni nën kontroll situatën. Në fund të fundit, ju jeni shenja e balancës.

Akrepi
Po i jepni shumë rëndësi atyre që të tjerët bëjnë dhe thonë. Sigurisht që ju duhet të dëgjoni ato çka kanë për t’ju thënë kolegët, por gjithçka duhet ta shikoni me një dozë dyshimi. Besojini më shumë mendjes suaj, pasi ajo nuk ju gënjen.

Shigjetari
Nëse mendoni se një mik apo i afërm po shpenzon kohën tuaj me shqetësime të kota, atëherë duhet t’ua bëni të qartë. Mos u shqetësoni nga mendimi se mund të dukeni pak i ashpër, me shumë gjasa është mundësia e vetme të shpëtoni.

Bricjapi
Çështjet e parëndësishme dhe njerëzit e vegjël duhet t’i hiqni nga mendja dhe të fokusoheni në gjëra që kanë rëndësi të madhe për ju. Nuk ka asnjë arsye pse duhet të shpenzoni kohë me çështje që nuk kanë asnjë kuptim për ju.

Ujori
Mund ta keni të vështirë të merreni vesh me një person të veçantë sot dhe mund të ketë fjalë të ashpra mes jush, por kjo nuk është tepër e rëndësishme. Nesër në të njëjtën kohë gjithçka do t’i kthehet normalitetit dhe do të jeni sërish miq. Është thjesht një zënkë e përkohshme.

Peshqit
Nëse ka diçka të cilën duhet ta bëni sot, atëherë ju duhet ta përfundoni vetë. Nëse në lojë përfshihen edhe njerëz të tjerë, rezultati mund të mos jetë më ai i dëshiruari dhe mund t’i hapni edhe më shumë punë vetes.