Horoskopi i datës 3 janar 2020

Dashi
Një fazë e re do të fillojë për ju, veçanërisht në një nivel sentimental dhe emocional. Nga sot, siguria do të rritet dhe kjo do të bëjë që marrëdhënia juaj në çift të ecë mirë. Beqarët po dalin nga një gjendje jo e mirë që kanë përjetuar dhe do të shohin drejt horizonteve të reja.

Demi
Sot yjet do të jenë edhe më të mirë se ditët e fundit, ju keni Mërkurin dhe Saturnin në krah, por në dashuri do të jetë koha për të bërë edhe disa kontrolle të rëndësishme. Për beqarët është koha të fokusohen te njohje të reja. Në aspektin profesional do të bëni një zgjedhje të rëndësishme.

Binjakët
Një ditë e rëndësishme për ndjenjat, ju gjithashtu mund të merrni propozime interesante. Për të arritur qëllimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme dashurie, është më mirë të fokusohesh te dialogu i mirë. Beqarët do të duhet të pranojnë ftesat për takime nëse duan të ndryshojnë statusin dhe përjetojnë emocione.

Gaforrja
Ditë e bukur, ju keni zemrën plot shpresa dhe projekte që mund t’i arrini në një kohë të shkurtër. Çiftet e konsoliduara tashmë do të kenë shumë shigjeta në harkun e tyre për ta mbajtur gjallë zjarrin! Flirt dhe aventura edhe për beqarët, ju do të jeni plot hijeshi dhe intrigues, si gjithmonë!

Luani
Një bllokim në marrëdhënien tuaj në çift ju bën disi të shqetësuar dhe të papërqendruar. Atmosfera do të jetë e rënduar dhe kuadratura e Jupiterit ju fton të jeni të duruar. Kjo ditë nuk do të jetë e mirë as kur flasim për beqarët, dashuria ju dënon dhe nuk ju jep paqe!

Virgjëresha
Ka ardhur koha për sqarim në familje ose në jetën tuaj në çift. Mos hezitoni ta bëni këtë, në sajë të mbështetjes së Hënës në Dem nuk do të keni ndonjë problem. Zemrat e vetmuara do të duhet të vendosin nëse do të ndërmarrin një hap të rëndësishëm, mjaft me hezitimet e padobishme!

Peshorja
Shumë nga problemet në çift do të zgjidhen sot me një kuptim dhe disponueshmëri të vogël. Mjaft me konflikte të brendshme, ju rrezikoni nënshtrimin e partnerit/es! Beqarët do të duan të përjetojnë përvoja të reja dhe kjo ditë do jetë me fat për ta. Një mik do t’ju ndihmojë.

Akrepi
Një diskutim i zjarrtë me partnerin/en mund të jetë tërësisht i parëndësishëm nëse marrëveshja është e thellë. Filloni të shqetësoheni nëse bilanci i qetësisë është thyer! Beqarët do të duhet të qëndrojnë larg nga premtimet e rreme dhe të përpiqen t’i besojnë fakteve.

Shigjetari
Marsi është në një pozicion të favorshëm dhe ndihmon çiftet në krizë të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre. Shumë lidhje do të ruhen në sajë të ngarkesës tuaj pasionante! Venusi mbron beqarët dhe siguron shanse të shkëlqyera për të takuar njerëz me të cilët do të jetojnë emocione të jashtëzakonshme.

Bricjapi
Sot ju do të keni nga partneri/ja stabilitetin emocional që kërkoni dhe që keni nevojë për të! Për fat të mirë do të jeni më të ndjeshëm se kurrë. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të bëjnë takime që do të jenë shumë të këndshme, por që do t’i vënë ato në agjitacion të fortë.

Ujori
Dita jote shoqërohet me reflektime, vlerësime që premtojnë të rivendosin atë që nuk funksionon. Marrëdhëniet me partnerin/en mund të jenë pak të tensionuara, por është vetëm një moment! Takime me fat për beqarët, flirtet dhe aventurat do të jenë intensive!

Peshqit
Do të ketë shumë emocione dhe surpriza në dashuri. Nëse jeni në çift, do të planifikoni të ardhmen tuaj së bashku me të dashurin/ën, nëse jeni vetëm do të përjetoni emocione të reja dhe njohje që do ju pushtojnë zemrën dhe mendjen.