Haris i përgjigjet Amadeas për tradhtinë: Gjëja më e mirë që jam ndarë. Ajo po gënjen!

Haris i ka kthyer përgjigje Amadeas për deklaratat e tradhtisë së tij. Për programin “Rudina”, Haris ka dërguar një mesazh zanor për Amadean, e cila është e ftuar për të rrëfyer të vërtetën e ndarjes së tyre pas daljes nga vila e dashurisë.

Haris thotë se fjalët e Amadeas “nuk janë të vërteta” dhe se “ndarja me Amadean ka qenë gjëja më e mirë”. Ai shton se ajo e di që ndarja e tyre ka ardhur si shkak i angazhimeve dhe ka qenë në dijeni të kësaj.

“Faleminderit për këtë mesazh, por unë e di çfarë ka ndodhur në atë situatë, për vete dhe për fansat e di ishim mirë dhe unë nuk dua të flas për të shumë, se unë e kam në mendjen time çfarë ka ndodhur dhe për mua ka ndodhur më së miri ajo që ka ndodhur, që jam ndarë me Amadean. Po çfarë po thotë ajo, s’është e vërtetë! Amadea e di pse e kemi mbyllur situatën, pasi unë kam pasur probleme këtu në Angli. Kam pasur punë dhe s’kam pasur kohë të vij prapë atje në Shqipëri. Nuk mund të shkoj në Paris, se kam pasur shumë gjëra për të bërë dhe normale i thashë që për ta bërë lidhjen të fortë, duhet të kemi kohë për njëri-tjetrin. Dhe unë i thashë nuk kam kohë për të të dhënë 100%, dhe e ka marrë si gjë të keqe. Çfarë ka shkruar ajo në Instagram, unë nuk jam i përgjigjur se nuk doja t’i përgjigjem dhe kaq, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e keqe”, tha ajo.

Pas transmetimit të mesazhit, nuk ka munguar as përgjigjja thumbuese e Amadeas. “Edhe unë kam një përgjigje për këtë, që thjesht unë çfarë kam shkruar në atë “story” kanë qenë të gjitha të vërteta se shumë persona e dinë, edhe njerëz që kanë qenë në “Love Island” e kanë ditur se si është personi në fjalë që po flasim dhe thjesht ai ka treguar fytyrën e vet. Por unë fytyrën time dhe ndjenjat e mia i tregova që nga fillimi deri në fund dhe kur nuk shkon, normale që ai do thotë kështu, “nuk ka ndonjë gjë të keqe”. Ai, çdo veprim që bënte në “Love Island” kundrejt meje apo diçka që më lëndonte mua, gjithmonë thoshte “nuk ka ndonjë gjë të keqe” dhe e pres këtë që mund të thotë tani”.

albeu.com