Grimierja e VIP-ave, Merita Merja zbulon planin që po e mban në Dubai

Grimierja e njohur shqiptare, Merita Merja momentalisht është zhvendosur në Dubai për arsye pune dhe jo vetëm.

Mjeshtrja e “make up-it”, muajin tjetër organizon një master klas atje, si grimierja e parë shqiptare që bën një event të tillë.

Ndërkohë, këtë periudhë ka qenë e angazhuar duke dhënë leksione private për vendas e të huaj nga gjithë bota. Puna vijon edhe në Tiranë me sallonet e saj që frekuentohen nga VIP-a e jo vetëm.