Gratë në konflikt me ligjin, aktore në skenë

Një shfaqje e pazakontë është mbajtur mbrëmjen e kaluar në kuadër të edicionit të tretë të Festivalit FemFEST, në arTurbina.

Regjisorja Eni Jani ka rivënë në skenë komedinë “Shi në plazh”, por këtë herë kasti la mjediset e izoluara të qelive dhe u ngjit në skenë.

Gratë e dënuara, në konflikt me ligjin kanë dalë dje përpara një publiku të rastësishëm të shfaqjeve të teatrit, ndonëse për shkak të kauzës të pranishëm ishin edhe ministrat e drejtësisë të Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik etj.

Thuajse në 90 minuta, këto gra kanë jetuar një përvojë të paharruar, pa harruar edhe procesin e provave, të përvetësimit të personazheve dhe të transformit fizik të tyre për t’ju përshtatur roleve.

Të kufizuara në të drejtën për të qenë të lira, derisa të kryejnë detyrimet e tyra përballë ligjit, por jo të mohuara në të drejtën për të jetuar, gratë e IEVP “Ali Demi” kanë dhënë edhe mesazhe të rëndësishme, për kurajon dhe mbështetjen që u është dhënë gjatë kësaj kohe.

www.story.al