Gratë më të fuqishme në botë për vitin 2023

Forbes shpalli edhe për këtë vit listën me 100 gratë më të fuqishme në botë. Lista përmban CEO, gra që punojnë në sektorin e argëtimit, filantrope dhe politikëbërëse me ndikim.

Për të dytin vit radhazi, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kryeson listën, e ndjekur nga presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde dhe zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni renditet në vendin e katërt, e ndjekur nga Taylor Swift në vendin e pestë.

Për herë të parë që nga fillimi i përpilimit të listës, Taylor shënoi herën e parë që një artiste ka hyrë në pesëshen e parë. Vitin e kaluar, Taylor u rendin në vendin 79.

Gratë e paraqitura në renditjen e vitit 2023 përfaqësojnë gjashtë kategori: biznes, teknologji, financë, media dhe argëtim, politikë dhe filantropi. Për të përcaktuar renditjen brenda secilës kategori, si dhe renditjen e përgjithshme në listë, Forbes mori në konsideratë paratë, mediat, ndikimin etj.

Anabelmagazine