“Gjyshen dhe gjyshin i dogjën të gjallë në banesë”, përlotet Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala ka treguar me lot në sy historinë e dhimbshme të familjes së tij. I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Buzhala rikujtoi një moment të vështirë të familjes së tij gjatë luftës së Kosovës. Ai tregoi se si i kanë gjetur të djegur së gjalli në banesë gjyshen dhe gjyshin e tij, pasi kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë e tyre. Për rrjedhojë, serbët i kanë djegur.

“Gjyshen dhe gjyshin tim 84 dhe 85 vjeçar i kanë djegur të gjallë në shtëpinë e tyre. Kur kemi hyrë në shtëpi kemi gjetur vetëm eshtrat. Copa të eshtrave kemi gjetur aty,”– tha Buzhala.