Gjon Karrica provokon sërish, kush është “kurva” që ai i dedikon këngë

Një këngë që nuk është e pazakontë për një profil artisti si ai, pritet të vijë së shpejti. Këngëtari Gjon Karrica, ka paralajmëruar një këngë e cila pritet të ketë një titull tejet provokativ. Karrica në profilin e tij në Instagram, ka publikuar një fotografi nga një pjesë e klipit të tij që del të dielën, derisa kënga do të titullohet “Kurva”, shkruan Prive. Gjoni është i njohur për këngët e tij kontraverse, me klipe interesante dhe tekste që trajtojnë edhe tema të cilat në shoqërinë shqiptare konsiderohen tabu.