GJERMANI PO VIJMË/ Babai i Jasir Asanit nuk i mban emocionet, gazetari Altin Sulçe i ulet në gjunjë: Na e hoqi mendjen

Shqipëria ka shënuar dhe golin e tretë. Sërish autor i golit është Taulant Seferi, i cili shtyu topin në rrjetë pas një asisti të Dakut.

Çekët në fund u dorëzuan dhe kuqezinjtë kanë hipotekuar 3 pikët dhe vendin e parë.

Për “Ora News” babai i njeriut që hapi rrugën e fitores së Shqipërisë, Jasir Asanit, nuk i fshehu dot emocionet, ndërsa edhe vetë gazetari Altin Sulçe zgjoidhi t’i ulej në gjunjë për paraqitjen brilante që i biri po bën në fushën e lojës.

Ora News