Getinjo bën freestyle kundër bullizmit me një super tekst

Getinjo është një ndër reperët më të famshëm të momentit dhe çdo këngë e tij është pritur mjaft mirë.

Ai e ka nisur karrierën në muzikë së bashku me vëllain e tij, Mozzik dhe të dy janë mjaft të suksesshëm në fushën e hip hopit.

Këngët e tij kanë thuajse gjithmonë një mesazh për të përcjellë, ashtu siç ka qenë edhe projekti i tij i fundit freestyle.

Për të gjithë fansat e tij, reperi ka publikuar një super mesazh kundër bullizmit, duke i nxitur të gjithë njerëzit që të ndalen dhe të mendojnë para se të ofendojnë dikë për paraqitjen e jashtme apo mënyrën se si ata zgjedhin të jetojnë.

“E kom 1 mesazh për njerëzit e mi tdashur ata që ju bojn keq m’u ndje, jon t’varfun shpirti juj i mirë, osht i pasun jeta osht shkoll,mos e ndrro shkollën,ndrroje klasën”.