Fustani i Kim-it në Met Gala ishte yll, por kishte një problem: Nuk ecte dot

Kim Kardashian veshi një nga fustanet më ikonikë të Marilyn Monroe – me të cilin ajo këndoi “Happy Birthday Mr. President” për John F. Kennedy-n. Por gjatë ecjes në tapetin e kuq, Kim u desh të merrej me një problem jo dhe aq të vockël.

U desh një ekip i tërë – përfshirë edhe të dashurin e saj, Pete Davidson – që ta ndihmonin të ngjiste shkallët e Metropolitan Museum of Art.

Interneti sigurisht që i pati të shpejta reagimet.

Pyetja e njerëzve është: A nuk provoi paraprakisht nëse i ngjiste dot shkallët?

Përsa i përket fustanit, Kim e ka planifikuar këtë moment që nga viti i kaluar. “Ideja më erdhi pas shtatorit të vitit të kaluar. Mendova me vete: Çfarë do të kisha bërë për temën në lidhje me Amerikën nëse nuk do të kishte qenë pamja e Balenciaga-s? Cila është gjëja më amerikane që mund të mendoni? Dhe kjo është Marilyn Monroe,” tha ajo për Vogue. “Për mua, momenti më i mirë i Marilyn Monroe është kur ajo këndoi “Gëzuar Ditëlindjen” për JFK, ishte ajo veshje.”

Fustani në fillim nuk i bënte. U desh që Kim të bënte sauna dy herë në ditë, të vraponte, të hiqte plotësisht sheqerin dhe të gjitha karbohidratet dhe të hante perime dhe proteina të pastra. Ok.