Fotot nga paparazzi/ Nga kolegë në miq të mirë, si Arilena Ara dhe Florjan Binaj ruajtën shoqërinë, ish-bashkëpunëtorët batuta e të qeshura në kafe!

Për dy sezone televizive ata ishin kolegë. Arilena Ara veshi petkun e gazetares dhe iu bashkua Flor Binajt, te “Piranjat”, një format investigativ.

Natyrisht që të gjithë e kishin vënë re kiminë që dy personazhet kishin me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer batuta dhe duke funksionuar më së miri si një dyshe në skenë.

Por ajo që nuk dinim, ishte pikërisht raporti i mirë që këta dy personazhe kanë me njëri-tjetrin edhe tashmë që nuk janë më bashkëpunëtorë. Fotot vijnë nga një kafe e zakonshme mes dy miqve në qendër të Bllokut.

Protagonistë janë pikërisht këngëtarja Arilena Ara dhe aktori Flor Binaj. Të dy ish-kolegët kanë shijuar një kafe me njëri-tjetrin dhe nga ajo që shohim edhe shumë batuta.

Kjo, për faktin se paparaci ynë i ka fotografuar duke qeshur mes tyre. Ka qenë pikërisht emisioni që drejtuan së bashku për dy sezone, ajo që ka lidhur këtë miqësi mes dy personazheve. E ndonëse tani janë larg me atë çfarë bëjnë, të dy gjejnë kohë të takohen dhe të rrinë gjatë së bashku.

Këtë vit, Flori është në krah me një tjetër biondeje, Cindy Marina. Aktori Flor Binaj e mbajti identitetin e saj të fshehtë deri në momentin e nisjes së transmetimit të emisionit investigativ.

Ai postoi një foto ku moderatorja sportive pozon me kurriz nga kamerat duke mos e zbuluar imazhin e saj. Kujtojmë se biondja seksi ka provuar disa eksperienca televizive, por kryesisht kanë pasur lidhje me sportin. Nga ana tjetër, si vetë Flori bëri me dije në nisje të formatit, Arilena do t’i rikthehej muzikës.

Artistja është duke planifikuar që të sjellë një sërë produksionesh të reja, duke u rikthyer edhe njëherë bindshëm në muzikë. Por teksa zhvillon të gjitha këto projekte, gjen pak kohë edhe për miqtë e vjetër.

Panorama.al