FOTOLAJM/ Protestuesi ulet këmbëkryq para Kryeministrisë, Policët e largojnë me forcë

Një protestues ka zgjedhur në mënyrë të veçante për të tubuar para Kryeministrisë.

Ai është ulur këmbëkryq në bulevardin para Kryeministrisë. I riu ka qëndruar për disa minuta me radhë i ulur, ndërkohë që para tij ishin forcat e FNSH-së dhe automjetet ujë hedhëse që shpërndau protestuesit e tjerë.

Protestuesi është tërhequr me forcë nga dy efektiv policie, të cilët e kanë shoqëruar pas Kryeministrisë.

Kjo është protesta e tretë që zhvillohet nga të rinjtë, të cilët një ditë më parë kërkuan edhe shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.