FOTO/ Ra nga kati i gjashtë, Aldo Teqja kthehet pranë skuadrës

Aldo Teqja rikthehet të shkelë tapetin e blertë. Portieri i Partizanit duket se e ka kaluar momentin më të vështirë të jetës, duke u rikthyer pranë skuadrës, edhe pse për një vizitë speciale. 24 vjeçari vetëm pak javë më parë pësoi një aksident, duke rënë nga kati i gjashtë i apartamentit ku banon. Lajm që bëri bujë të madhe në ambientin sportiv.

Aldo-5

Portieri Teqja “ia hodhi paq”, teksa kaloi kohë në reanimacion për stabilizimin e gjendjes mjekësore. “Gardiani” ka surprizuar ekipin në stërvitjen e sotme të zhvilluar në Pezë, duke sjellë një klimë pozitive te “Demat”. Sipas klubit të kuq, portieri do të jetë shumë shpejt gati për t’u bashkuar me ekipin.

Aldo-3

Aldo-4

Aldo-2