FOTO/ Përflitet për histori me Mbape e Tom Bredin, por Kim Kardashian publikon telefonatën me… Haland

Kohët e fundit , emri i Kim Kardashian është përhapur përsëri në mediat rozë për një interes të mundshëm të saj me sportistë të ndryshëm. Nga Mbape te Tom Bredi, emri i amerikanes është shfaqur shpesh në mediat e thashethemeve.

Por për çudi, në historitë e saj në Instagram, është shfaqur një Facetime i papritur me Erling Haland.

Ka qenë vetë Kim e cila ka postuar një video të shkurtër ku djali i saj, Saint, mori telefonin dhe bashkë me një shok i telefonuan Haland duke komunikuar me futbollistin norvegjez. Në fakt, djali i bukuroshes amerikane është një tifoz i zjarrtë futbolli dhe ajo e ka dërguar shpesh në stadium për ndeshjet e skuadrave të njohura si Arsenal e PSG, kur udhëton familjarisht në Europë.

Sa i përket Haland, Kim është njohur me norvegjezin gjatë këtij viti në një eveniment të organizuar nga “Dolce & Gabbana” në Itali.

PANORAMASPORT.AL