FOTO/ Lamtumirë Edi Reja! Trajneri i ri i Kombëtares është Ilir Daja. Të paktën kështu thotë… Wikipedia

Stoli i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë një situatë e cila kërkon zgjidhje. Në krye të pankinës vazhdon të jetë trajneri italian, Edi Reja, por rezultatet e fundit kanë ngritur dyshime për një largim të tijin. Por duket se portali i njohur i informacioneve, “Wikipedia”, nuk mendon kështu.

Në versionin italisht dhe atë anglisht, portali shkruan se trajneri i Kombëtares nuk është italiani, por Ilir Daja.

Mendohet se është një gabim nga ana e portalit, pasi siç dihet në të mund të hyj çdo kush dhe të shkruajë informacione.

PANORAMASPORT.AL