Foto – Kush është Françeska Murati, miss-i që u bë pjesë e “Big Brother VIP”

Françeska Murati është modelja që u bë pjesë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme.

Shqiptarja me origjinë shqiptaro-kosovare mban kurorën e më të bukurës në Londër. Ajo fitoi konkursin dhe rrëmbeu çmimin “Miss London 2023”.

Gjithashtu, Françeska rrëmbeu edhe 5 nga 8 çmimet e akorduara për vajzat pjesëmarrëse.

Bukuroshja, nënë e një djali, nuk është shfaqur shumë në media dhe shumë pak dimë për jetën e saj. Megjithatë pritet të mësojmë më shumë rreth Françeskës në rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”.

Ne po sjellim disa foto të Françeska Muratit me anë të një galerie.

CNA