FOTO ekskluzive/ Krist Dragot dhe dashura e tij bëjnë daljen e parë zyrtare!

Krist Dragot ka inaguruar këtë të enjte ekspozitën e tij të parë në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë. Ekspozita, e cila quhet “OVERLORDS”, mbi transformimin e trupit të njeriut, është kuruar nga Harabel.

Në këtë event të rëndësishëm Krist Dragot është shoqëruar nga partnerja e tij, Lisja Tërshana, me të cilën prej muajsh po shijon një lidhje dashurie. Ata janë fotografuar nga revista “Bordo”, në këtë dalje të tyren të parë zyrtare.

Të buzëqeshur dhe të lumtur ata pozuan pa hezituar për “Bordo”, dhe duhet thënë që duken shumë bukur në krahët e njëri-tjetrit. Kimia e tyre ndihej në ajër..

Kujtojmë që në njoftimin që faqet zyrtare të Harabel dhe Galerisë GurGur kanë bërë për ekspozitën e Krist Dragot, shkruan, “Në serinë e veprave që Krist Dragot prezanton për herë të parë në hapësirat e galerisë GurGur, artisti i ri përballet me këtë ndjenjë çorientimi, të cilën e përkthen përmes pikturës në një trup post-njerëzor. Një trup që duket se mban mbi vete peshën dhe vuajtjen e shndërrimit të tij, të kalimit të tij drejt një entiteti të ri, forma përfundimtare e të cilit nuk është pasojë e një evolucioni natyror, por më tepër e vendimeve të marra nga ultra entitetet (Overlords), që manipulojnë fijet e perceptimit tonë nga prapaskenat e realitetit. Nga teksti kuratorial i Stefano Romano”.

Bordo