FOTO/ Çfarë ndodhi? Kriset marrëdhënia e çiftit të njohur nga “Big Brother”

Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBVK’ krijoi një marrëdhënie brenda shtëpisë me Kader Kicajn.

Dhe pas përfundimit të formatit dyshja u pa gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin teksa vet çifti ndanin nëpër rrjete sociale me fansat momente nga përditshmëria e tyre.

Por siç duket, dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies. Kjo pasi në të dyja profilet personale të Instagram-it, përveç disa komenteve që dyshja ka shkëmbyer në postime të njëri-tjetrit, nuk gjendet asnjë foto që çifti ka së bashku dhe për më tepër ata nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.

Megjithatë dyshja nuk ka bërë asnjë deklaratë. Deri atëherë mbetet veç të presim…

Ora News