Flet për herë të parë i dashuri i Fjolla Morinës: “Kam gjetur shpirtin binjak!”

Prej javësh tashmë, Fjolla Morina dhe partneri i saj, Besnik Syla janë në qendër të vëmendjes së mediave të ndryshme për shkak të lidhjes së tyre të bërë publike në rrethana të pazakonte.

Teksa Fjolla është munduar që t’u përgjigjet lajmeve mbi të në mënyrë sipërfaqësore, partneri i saj ka postuar sot një status të gjatë ku flet për ish-partneren, fëmijët dhe marrëdhënien me këngëtaren kosovare.

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time”, – shkruan biznesmeni. “Fatkeqësisht, lajmet e kota në portalet tona janë vetëm fjalë të kota. Ata, madje, nxorrën edhe 2 fëmijët e mi me foto nëpër faqe të ndryshme. Do të vijë koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto veprime të padrejta”.

Më pas ai shton: “Jam më i lumtur se çdo herë tjetër sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, njeriun e zemrës më të cilën së shpejti do të martohemi! Fëmijëve të mi nuk do t’u mungojë asgjë në këtë botë, as dashuria ime e as dashuria e përkrahja e familjes sime!”.

Lajmin për një martesë mes të dyve e konfirmoi më parë edhe Fjolla me një postim në Instagram ku tregonte përzgjedhjen e fustanit të dasmës, por me këtë deklaratë të partnerit të saj duket se nuk ka më vend për dyshime.