Fjoralba Ponari prezanton djalin që i ka vjedhur zemrën

Për sa i përket jetëas private, Fjoralba Ponari tregohet jo pak e rezervuar. Ajo ka pranuar në një intervistë të realizuar disa kohë më parë se po përjeton romancën me një djalë, të cilit ka preferuar të mos ia zbulojë identitetin.

Rreth një vit më parë, moderatorja postoi një foto krahë djalit që i ka vjedhur zemrën, duke ia mbuluar fytyrën me një emoji. Ajo më pas e fshiu foton, duke thënë se ishte një moment dobësie, pasi çifti asokohe ndodheshin larg njëri-tjetrit.

Orët e fundit, Fjoralba ka postuar një tjetër foto – me djalin sërish me fytyrën e mbuluar – megjithatë, mund ta cilësosh me siguri si një moment të ëmbë, që si rrallëherë Ponari nuk i ka rezistuar dot.

Këtë herë, moderatorja nuk e ka fshirë foton nga rrjeti, tregues ky që çifti nuk ndodhen larg njëri-tjetrit. (Ok, kjo ishte për humor.) Nga InstaStory-t e Fjoralbës, ku më së shumti postohen përgjigje për fansat lidhur me programet televizive që drejton apo faktin se si ia del të menaxhojë dy profesione njëherësh, foto me të dashurin bën vërtetë diferencën. Pyetje nga salla: kur do t’ia heqë Ponari zemrën të dashurit? Qetësohuni, po flasim për emoji-n që i vendos në fytyrë. /News31