Fjolla Morina: Si ma vodhi rrobaqepësja byzylykun 10 mijë euro!

Fjolla Morina ka shkaktuar së fundi zhurmë të madhe me deklaratat e bëra rreth disa personazheve të njohura. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja fshikulloi me etiketime ofenduese Morena Tarakun, Arbnora Ademaj dhe Shkenda Dubovën.

Ndërsa sot, akuzoi rrobaqepësen e dyqanit të saj se i ka vjedhur një byzylyk me vlerë 10 mijë euro.

E tensionuar, Fjolla u shpreh se teksa kishte dalë për të marrë qenin jashtë dyqanit, kishte lënë çantën brenda. Pikërisht në këtë moment, sic thotë, ka ndodhur vjedhja.

Ajo tha se byzylyku ishte i veçantë dhe se e zotëronte vetëm ajo dhe një biznesmene nga Shqipëria, teksa ka shpërthyer në lot.

Fjolla konfirmoi pak kohë më parë lidhjen e re të dashurisë duke thënë se tashmë ka gjetur personin që e bën të lumtur, ndërkohë që përpara disa muajsh i dha fund martesës me biznesmenin Fisnik Syla.

Bordo