Festë në shtëpinë e Agron Llakaj, aktori merr urime të shumta

Aktori i njohur, Agron Llakaj ka tre nipër dhe herë pas here tregon dashurinë që ka për ta. Ai poston foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke i dedikuar pafund fjalë të ndjera.

Së fundmi, nipi i tij i vogël, Brus festoi ditëlindjen dhe mbushi 2 vite. Nuk kishte se si të mungonte dhe një urim nga gjyshi Goni, i cili ka ndarë disa foto dhe video të vogëlushit. Llakaj e ka konsideruar si kuptimin e jetës.

“Brus i vogel sot 2 vjec! Nena Nina dhe gjyshi Goni te duan shume dhe te urojne edhe 100 vjet me shendet dhe bekime,o birush i embel ti!

Adea,Teos dhe ti, jeni kuptimi dhe gezimi i jetes tone. Falemnderit Zot !??????”, ka shkruar Agron Llakaj në Instagram. Urimet kanë qenë të shumta nga ndjekësit e tij.

Ndërkohë Agron Llakaj dhe trupa e aktorëve të “Al Pazar” po bëhen gati për sezonin e ri që do të nisë së shpejti si gjithmonë në ekranin e Vizion +.

Ky sezon pritet të këtë risi dhe surpriza që do të zbulohen ditët në vijim nga vetë autori dhe drejtori i këtij spektakli që është vetë Agron Llakaj.