Fenomeni Luiz kalon kufijtë e Shqipërisë, ja për çfarë bëhet fjalë

Shqiptarët po e kthejnë Luiz Ejllin edhe në një fenomen ndërkombëtar. Pasi ka thyer shumë rekorde klikimesh në mediat sociale dhe në format, tani ai ka shënuar një tjetër sukses.

Dhe ky sukses ka ardhur nga kënga e tij “Zjarr e ftohtë” me të cilën na ka përfaqësuar në “Eurovision” 2006. Duke dashur të njohin më shumë artin e tij, njerëzit kanë kthyer sytë nga kjo këngë e cila kishte vetëm afro 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube.

Festivali i madh evropian publikon çdo muaj në kanalin YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite. E në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023, fansat e Eurovisionit kanë hasur në një çudi, pasi një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë.