Fedez tregon shenjën e operacionit në bark: “Kam humbur 10 kilogramë”!

“Kam humbur 10 kilogramë që nga operacioni, po pres me padurim që të marr veten dhe te ngjitem në skenë sërish”; përmes një selfie të postuar në Instagram Fedez i përpoq të tregonte kalvarin nëpër të cilin kaloi këto kohë.

Muajin e kaluar, këngëtari iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në pancreas, dhe në foton e postuar, shihet shenja që ka mbetur në barkun e tij.

Reperi megjithatë arriti të kalonte një festë të gëzuar Pashkësh me familjen e tij në liqenin e Comos, një shenjë kjo se rikthimi në normalitet për të, po afron.

Fedez qëndroi i shtruar në spitalin San Raffaele të Milanos. Kur doli prej andej, tha se “ për mua, të kthehesh do të thotë të jetosh”. Gjatë asaj periudhe, ai dhe partnerja Chiara Ferragni shkëmbyen mesazhe mjaft emocionuese në rrjetet sociale. “Për mua je pafundësia” shkroi influencerja. “Faleminderit që je pranë meje, je guri i themelit tim”, u përgjigj ai.