Fansat shprehin padurimin për koncertin e Capital T në Tiranë, zbuloni momente nga provat për “Time Capsule”

Artisti nga Kosova, Capital T ka qenë i ftuar të premten nё emisionin “Zonё e Lirё ” tё Arian Çanit, ku dha më shumë detaje pёr koncertin e tij, që do tё mbahet nё sheshin”Nёnё Tereza” në TIranë, nё datёn 19 Shtator, ora 19:00. Veç të tjerash, Capital T zbuloi në intervistё sesa ka qenё shifra qё ka investuar nё ketё projekt, e cila pёr habinё e tё gjithёve shkonte 200 mijё Euro.

Capital-T-3

Mendohet se koncerti me titull “Time Capsule“do të zgjasё 2 orё dhe reperi do performojë 20 kёngё tё tij. Por ndërkohë që fansat kanë shprehur padurimin e tyre deri në mbajtje të koncertit të madh, Story.al zbulon detaje nga puna intensive e artistit për këtë projekt. Stafi i koncertit ka siguruar një foto nga provat e gjata, ku shihet në piano muzikanti Alban Male. Kujtojmё qё Capital T ka hyrё nё industrinё e muzikёs shumё vite më parë, ndaj dhe repertori i tij nё kёtё event është mjaft i larmishëm./Story.al

Capital-T-2