Famëkeqi i lidhjeve, Drake i dashuruar me mbesën e Michael Jackson? Modelja flet e para

Që pas lançimit të hit-it “In My Feelings”, reperi i famshëm Drake ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij private e sentimentale. Por së fundmi mediat e huaja shkruajnë se ai është në një lidhje të re me modelen 18-vjeçar, Bella Harris. Kjo e fundit është vajza e Janet Jackson, këngëtares së famshme që është edhe motra e Michael Jackson, shkruan Panorama Plus. Aludimet nisën pasi Bella postoi në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me reperin, ku bashkëngjitur me të shkruante: “Nuk ka vend tjetër ku do të doja të isha”. Ndërkohë kujtojmë se Drake është famëkeq për lidhjet e tij të shumta me vajzat në industrinë e muzikës, por sa i përket marrëdhënies me Bella-n ai ende nuk ka dhënë asnjë koment.