Eva Murati dhe Lei Kraja janë të preferuarat e njëra-tjetrës

Jo më larg se dje, e ftuar në emisionin e pasdites në ‘Ftesë në 5’, moderatorja e njohur, Eva Murati e vënë përballë pyetjes se cila është kolegia e saj e preferuar, nuk hezitoi të përgjigjet pa asnjë kompleks.

Ajo dhe motra e saj shënuan në tabelë emrin e Lei Krajës, duke konfirmuar kështu preferencën e Evës, e cila duhej të zgjidhte moderatoren sportive që pëlqen më shumë.

Pas këtij momenti edhe Kraja, e cila është pjesë e ‘Digitalb’ ka vendosur ta publikojë videon në llogarinë e saj, shoqëruar me mbishkrimin: “Ti je e preferuara ime”.

Siç duket vajzat gëzojnë jo vetëm një raport të mirë me njëra-tjetrën, por nuk e kanë aspak problem ta tregojnë vlerësimin që kanë edhe në publik.
Kujtojmë se Eva Murati është prej disa vitesh pjesë e formatit ‘Champions League’ në platformën ‘Tring’, ndërsa Lei Kraja moderon programin e përditshëm ‘Sport Time’ në ‘Digitalb’./revistawho.com