Eugent Bushpepa dhe Beatrix Ramosaj janë çifti më i ri i showbiz-it? Oriola Marashi ngre dyshimet

Ditën e djeshme u publikua bashkëpunimi mes Eugent Bushpepa dhe Beatrix Ramosaj dhe sigurisht që veç muzikës dhe tekstit në anglisht, vëmendje tërhoqi edhe videoklipi.

Një kimi e jashtëzakonshme mes protagonistëve të cilët në videoklip dukeshin si një çift i vërtetë. Nuk është diçka që kalon pa u vënë re edhe afërsia që Genti dhe Trixa kishin me njëri-tjetrin, duke i shtuar doza sensuale videoklipit.

Sa herë ka një bashkëpunim ku ka kimi mendohet se mes artistëve mund të ketë diçka më shumë sesa thjesht “rol” në videoklip. Mesa duket ky është rasti që dyshimet të mos jenë edhe aq dyshime pasi mikesha e këngëtares, Oriola Marashi, me postimin e saj na bëri të kuptojmë se mes Eugentit dhe Beatrix mund të këtë diçka më tepër. Ajo i quan çift në postimin e saj dhe duket se ka marrë edhe aprovimin e Trixas.

/News31