“Ethet” para Eurovizionit, Anxhela Peristerit i bashkohet Olti Curri dhe Kledi Bahiti

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme është gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit, Anxhela Peristerit i është bashkuar në Holandë pjesa tjetër e skuadrës, kompozitori i këngës “Karma” Kledi Bahiti dhe tekstshkruesi Olti Curri. Këngëtarja do të performojë në kompeticionin europian e 11-ta pas dy ditësh në gjysmëfinalen e dytë më 20 maj.

Ka qenë blogeri i famshëm shqiptar, Olti Curri, ai që ka publikuar një story me Kledin në Instagram nga aeroporti.

“Gati për të fluturuar,” shkruan ai teksa treshja e Eurovisionit duket se është gati për kompeticionin muzikor.

Kujtojmë se 39 pjesëmarrësit dhe 3500 adhuruesit që do të ndjekin dy gjysmëfinalet, dhe finalen e madhe të shtunën, do t’i nështrohen testimeve. Konkurentët bënë provat gjenerale të hënën, në prag të gjysmëfinales së parë që do të mbahet sot në mbrëmje.Finalja e madhe do të mbahet dy ditë më vonë në 22 maj, dhe parashikohet të ndiqet nga audiencë televizive prej 200 milionë njerëzish. /News31