Era Istrefi dhe Xhensila Seferi, xing me veshjen transparente që thekson siluetën e trupit!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është rikthyer me një intervistë televizive pas klipit “Bebe”, në programin “Më lër të flas” të binjakëve, Romeo dhe Donald Veshaj.

Nga kjo dalje televizive, Era publikoi në Instagram disa fotografi ku duket mjaft tërheqëse me një kostum ngjyrë rozë, e që dallohet për disa detaje transparente tek pjesa e këmbëve, duke theksuar në maksimum siluetën trupit. Por kjo veshje nuk është mbajtur për herë të parë nga Era.

Para saj e pamë të veshur nga modelja e njohur, Xhensila Seferi. Në disa foto, që Xhensila ka postuar në Instagramin e saj në fillim të korrikut, shihet tek pozon me këtë veshje, por në ngjyrën neon. Natyrisht që kjo veshje kërkon si kriter një fizik të rregullt me forma, që të dyja e plotësojmë.

Por kujt mendoni se i shkon më shumë kjo veshje ekstravagante, Erës apo Xhensilës?