Enxhi Nasufi tha se buzëqeshja gjatë gjithë kohës është pasojë e traumave: Ç’duhet të dini për këtë?

Enxhi Nasufi nisi dje për herë të parë rrugëtimin si moderatore në “Wake Up” dhe pas përfundimit të emisionit kërkoi në llogarinë e saj të Instagramit një “feedback” nga ndjekësit.

Mes shumë mendimeve, kritikave dhe sugjerimeve, dikush i shkruan moderatores: “Je shumë e mirë, por nuk më pëlqen që buzëqesh gjatë gjithë kohës. Si gjë e besdisur.”

Enxhi, u ndal gjatë të shpjegonte stampimin e buzëqeshjes në shumicën e kohës dhe tregoi se është një lloj mekanizmi mbrojtës” dhe “përgjigje” prej traumave që nga fëmijëria.

“Këtë në fakt e kam vënë re edhe unë. Serioziteti lidhet me fëmijërinë time. Kur kam qenë e vogël, serioziteti ishte diçka që më trembte sepse e dija që kur njerëzit rreth meje ishin serioz e dija që kishte diçka që s’shkonte. Fëmijët e rritur në situata traumatike familjare, ndonjëherë marrin përsipër të bëjmë kujdestarin, shëruesin, buzëqeshjen e shtëpisë. Deri diku, buzëqeshja ime ka qenë një lloj mbrojtjeje ose reagimi që bëja për të kundërshtuar realitetin tim. Gjithsesi për ta mbyllur, unë nuk jam më një fëmijë dhe e shkuara ime nuk përcakton atë që jam, prandaj do reflektoj me veten…”- sqaroi ajo.

Le të ndalemi pak tek buzëqeshja e përhershme. A ka lidhje me traumat e së shkuarës dhe a mund ta ketë burimin tek ankthi dhe depresioni?

Si fillim duhet të themi se ndikimi i buzëqeshjes është shumë më efektiv për trurin sesa çokollata, që do të thotë ndikon në gjendjen tonë pozitive dhe lumturinë. Vini re fëmijët. Ata janë më të lumtur dhe më energjikë se ne vetëm sepse qeshin më shumë gjatë 24 orëve. Një studim i fundit provoi se fëmijët qeshin mesatarisht 400 herë në ditë kurse të rriturit 40 ose 50 herë.

Nga ana tjetër, një njeri i ngrysur në mënyrë të pavetëdijshme lidhet me ndjesinë e viktimizimit, mungesës së dashurizë, problemeve, etj. Sigurisht, buzëqeshja nuk është vetëm përgjigje e lumturisë apo gjendjes së mirë emocionale. Ajo është e lidhur me të pasurit një eksperiencë paqësore me të tjerët. Ti mendon se duke stampuar një buzëqeshje në fytyrë, mund të zbusësh dhe atë që kishte në plan të të lëndonte dhe është e vërtetë. Buzëqeshja është ngjitëse dhe ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve pasi i bën njerëzit të jenë më të hapur dhe të interesuar për t’u lidhur me të tjerët.

Njeriu, në mënyrë instiktive përshtat disa mekanizma mbrojtëse si përgjigje ndaj dikujt apo një situatë që e frikëson. Pra për të ndërvepruar dhe për tu përballur me të, zgjedh të qeshë. Të qeshësh kur je i frikësuar është diçka që vjen në mënyrë të pavetëdijshme për të përballuar dhe ndërvepruar me njeriun që po ta shkakton këtë “traumë” ose “frikë”. Eshtë përgjigje ndaj një kërcënimi.

Arsye të tjera pse disa njerëz i sheh duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës?

1. Mund të ndihen në faj kur nxehen me njerëzit e tjerë

Ti mund ta justifikosh shumë sjelljen e njerëzve dhe të dënosh veten pse je e nxehur me ta. Madje mund të të duket sikur “nuk të lejohet” as të jesh i mërzitur me të tjerët nga frika se mos keqkuptohesh.

Je gjithmonë duke fajsuar veten dhe duke shtypur ndjesitë e tua si përpjekje për të bërë tjetrin të ndihet mirë.

2. Ndihen përgjegjës për reagimet e të tjerëve

Disa prej nesh lënë të tjerët t’i marrin vendimet duke menduar që nëse diçka ndodh gjatë procesit, nuk është sepse ti ke “dështuar” tek zgjedhja që bëre. Pra preferon të mbash një anë të sigurtë, një buzëqeshje të stampuar për të shmangur reagimet negative të të tjerëve, duke harruar që secili është përgjegjës vetëm për veten dhe sjelljet e tij.

Nuk jeni përgjegjës për qetësinë dhe lumturinë e askujt, prandaj mos jetoni me frikën se nëse thoni mendimin tuaj apo shfaqni mërzinë përmes gjuhës së trupit, të dashurit tuaj mund të zhgënjehen prej jush.

Burimi: HealthLine
Anabelmagazine