Eno Popi flet për herë të parë si baba vajze

Eno Popi dhe partnerja e tij, Atena u bekuan pesë muaj më parë me ardhjen në jetë të një vogëlusheje, të cilën e pagëzuan me emrin Liv. Vetëm mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit të përditshëm “Dilema”, moderatori përmendi për herë të parë të bijën e porsalindur. Konkurrentja në emision shoqërohej nga vajza e saj, dhe Eno i kërkoi ta ndihmonte me emra filmash me princesha dhe princa sepse do t’i duhen me vajzën. Duket se Liv, ia ka rrëmbyer zemrën babit, teksa ai u shpreh se të gjitha vajzat janë sherbet, shkruan IconStyle. Ende presim me padurim që Eno Popi të na prezantojë me vogëlushen e tij, pasi deri më tani i kemi parë vetëm gishtërinjtë e vegjël. Eno dhe Atena zgjodhën që Liv, ta sillnin në jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.