Eni Shehu bllok Nevina Shtyllës, moderatorët sqarojnë si qëndron e vërteta

Moderatorja Nevina Shtylla bëri në emisionin “Një ditë me Dojnën” një deklaratë , duke treguar se Eni Shehu, gazetari me të cilin prezantoi një sezon të tërë të “Jo vetëm modë”, i ka bërë bllok. Gjatë intervistës, Dojna e ka pyetur Nevinën se pse nuk e ndjek Enin në rrjetin social “Instagram” dhe ajo ka thënë duke qeshur: “Më ka bërë bllok.” Pas lajmeve të shumta për marrëdhënien mes kolegëve, Eni Shehu ka reaguar duke sqaruar njëherë e mirë situatën mes tyre. Sipas ‘Class’, moderatori ka treguar se nuk ka pasur kurrë momente shoqërore me Nevinën. “Me Nevinën nuk kemi ndarë kurrë momente shoqërore. Kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë kolegë korrekt, por miqtë secili i zgjedh sipas dëshirës, edhe në rrjetet sociale”, ka thënë ai. Pas kësaj deklarate, “Iconstyle.al” ka kontaktuar me moderatoren për të mësuar versionin e saj të ngjarjes. Nevina Shtylla tha se nuk ka asnjë prapaskenë në marrëdhënien mes tyre dhe se jeta vazhdon edhe jashtë rrjeteve sociale: “Është shumë e drejtë dhe e saktë çfarë ka thënë Eni dhe nuk ka ndonjë prapaskene. Jeta (ajo e vërteta) vazhdon dhe jashtë rrjeteve sociale”./Panorama Plus