Endrit Mërtiri zbulon shumën e majme që ka marrë vetëm për një set fotografik!

Endrit Mërtiri u vendos përballë një pyetjeje pikante teksa ishte i ftuar në “Shiko Kush Luan”, ku duhet të tregonte shifrën më të lartë dhe atë më të ulët që ka marrë nga një set fotografik.

Duke refuzuar për të ngrënë ushqimin e vendosur në lojë, fotografi zgjodhi të përgjigjej.

Mërtiri tregoi se shifra më e ulët ka qenë 50 mijë lekë të vjetra, shumë të cilën e ka marrë në fillim të karrierës kur ende nuk kishte fituar famën që ka sot.

Ndërsa, pagesa më e lartë që ka marrë është plot 200 mijë dollarë.

Rezart Veleshnja e pyeti më tej nëse këtë shumë e ka fituar vetëm nga një shkrepje apo për disa, dhe Endriti iu përgjigj se e kishte marrë për një set të plotë fotografik profesional.