Emina Çunmulaj rrëfen propozimin e bashkëshortit: “I thashë po kur më tregoi…”

Emina si Emina, pozitive dhe me një sens tejet të këndshëm humori, tregoi se si mori propozimin për martesë nga bashkëshorti i saj Sam Nazarian. Dyshja që u njohën që kur ishin shumë të rinj, e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në maj të vitit 2015-të ndërsa tani, në tri vjet të kurorëzuar kanë dy vajza. Dhe historinë e tyre të dashurisë nuk e kishim dëgjuar më parë. Modelja e famshme e rrëfeu se si e takoi e si mori propozimin për martesë gjatë intervistës në emisionin “Xing me Ermalin” në TV Klan. “Ishte ditëlindja ime e unë kisha ftuar shoqet, u mblodhëm në njërin nga klubet e burrit tim. E të nesërmen ai kishte organizuar një darkë për ne e unë isha shumë e lodhur. Aty ai ngreu dolli se i ka shumë qejf, e më pas më propozoi”, ka thënë Emina, shkruan Prive. “E unë tërë lot e qurra, mezi thash po, e përgjigje i dhashë pasi më tregoi diamantin”, ka thënë Emina.