Emër i njohur për policinë/ Atentati ndaj 37-vjeçarit, ja pista ku ka përqendruar hetimet prokuroria

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me Iljaz Çalin, 37-vjeçari i cili mbeti i vdekur në një atentat në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e 3 prillit.

‘News24’ shkruan se viktima, Çali rezulton aksioner në kompaninë ‘Çali Metal SHPK’, me objekt shfrytëzimin dhe përpunimin e mineralit të kromit dhe se kjo është një nga pistat ku po heton prokuroria.

Kujtojmë se Iliaz Çali nuk rezulton një emër i panjohur për policinë.

Më Korrik të vitit 2016, pas grabitjes së parë të parave në Aeroportin e Rinasit, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e Çalit, ku ka gjetur 682 rrënjë kanabis.

Policia për këtë rast vuri në pranga asokohe nënën e viktimës, Xhemile Calin, ndërsa 37-vjeçari u arrestua pak më vonë.

Atentati ku mbeti i pajetë 37-vjeçari ndodhi pak para mesnatës së të dielës, 3 prill, në rrugën dytësore të autostradës, teksa viktima udhëtonte me një automjet tip ‘Land Rover’, ku u qëllua me breshëri arme.