Elvana Gjata tradhton shoqen e ngushtë, bashkëpunënon me ish-burrin dhe të dashurën e tij për klipin e ri

Këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj të re me titull “Ku vajti”, një projekt muzikor kësaj here në gjuhën shqipe. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë artistja, ndërsa muzika nga Big Bang. E veçanta e këtij klipi është se Elvana shfaq edhe talentin e saj në kërcim, duke qenë se para disa vitesh ajo fitoi kupën e spektaklit VIP “Dancing with the stars”. Edhe kesaj here shohim pasionin e Elvanën për vitet ’90-të pasi në skenat e tij realizon lëvizje perfekte që të kujtojnë djemtë famozë “Backstreet boys”, grupi i vokalistëve amerikanë, krijuar në Florida në vitin 1993. E shoqëruar nga trupa e balerinëve të koregrafit të njohur Albi Nako, Elvana udhëhiqte trupën e kërcimtarëve, me balerinë të parë pikërisht Alba Hoxhën, vajzën e motit në “Tv Klan”, që po komentohet këto kohë si e dashura e Nakos. Pyetja që bëjnë fansat është si mund ta presë këtë, ish-bashkëshorta e tij Klaudia Pepa, e cila njëkohësisht dihet që është një nga shoqet më të ngushta të Elvanës? Edhe pse në pamje të parë u duk se Klaudia do i mbante inat që ajo ka përfshirë në klip, Albën (vajzën që po përflitet si e dashura e ish-burrit të saj) për shkaqe xhelozie, balerina që jeton në Itali i ka shprehur komplimentet shoqes këngëtare duke injoruar detaje të kësaj natyre. Nëpërmjet një komenti në videon që postoi Elvana nga klipi ku është edhe Alba, Klaudia shkruan “Cool”, teksa e shoqëron me një emoji-n përkatës së “cool”. Duket se Elvana dhe Klaudia nuk e kanë prishur miqësinë, e cila për ata që i njohin e dinë se ajo u thellua ku këngëtarja bashkëpunonte me Flori Mumajesin, dhe Klaudia u bë partnerja e Nakos. Madje miqësia e dy djemve artistë mund të themi se ka qenë më e hershme, nëse i referohemi bashkëpunimit të tyre për klipin me titull “Dasurisë”. Të gjithë e kujtojnë Klaudia Pepën për herë të parë si partneren e Albi Nakos në klipin e tangos pasionante, ku gjithçka, lloji i kërcimit, interpretimi, muzika, atmosfera e kostumet e balerinëve, i kushtoheshin kësaj ndjenje. Videoja me muzikë sillte një kërcim të fortë të çiftit të veshur me ngjyrën e kuqe të dashurisë. Sipas Panorama Plus atëherë klipi që erdhi nga bashkëpunimi i Albi Nakos me kompozitorin Flori Mumajesi bëri bujë për faktin se asnjë balerin deri në atë kohë nuk kishte lançuar një klip. Klaudia dhe Albi kërcenin për dashurinë si ndjenjë që duhej vlerësuar, por më vonë kjo nuk ishte më një ndjenjë që thjesht duhej interpretuar në skenë nga ata, pasi nisën ta jetonin në realitet me celebrimin. Ndërkohë që sot as Elvana nuk është pranë Florit dhe dhe as Klaudia pranë Albit, kjo nuk e ka penguar këngëtaren që të marrë në bashkëpunim ish-burrin e shoqes, dhe mikun ish-partnerit. Në fund të fund ky është rrethi i ngushtë i artistëve dhe nuk është çudi që të përplasen prapë me njëri-tjetrin kur t’u lindë nevoja edhe pasi rrugët e tyre janë ndarë.