Elita Rudi i jep gji në publik djalit, ka një mesazh për ata që e kritikojnë (FOTO)

Janë të pakta ato nëna të njohura shqiptare, të cilat ushqejnë me gji të voglin e tyre në publik.

Një ndër to është edhe moderatorja, Elita Rudi, e cila në profilin e saj në “Instagram” ka postuar një foto ku shfaqet duke i dhënë gji djalit, Zëri.

Elita-2

Madje nuk e ka patur problem që t’u thotë dy fjalë edhe atyre që mund ta kritikojnë për këtë gjest.

“Nëse gjidhënia të ofendon, je i lirë të vendosësh një kuvertë në kokë. Është e drejta e fëmijës tim për t’u ushqyer!”, ka shkruar Elita bashkëngjitur me foton, e cila ka marrë menjëherë mijëra pëlqime e qindra komente që e mbështesin veprimin e saj.

Ndërkohë në këtë foto, moderatorja shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë të kuqe dhe me syze dielli në një ambient që besohet të jetë një bar-kafe.