Elgiti nuk e di, por Klea Huta po planifikon dasmën

Klea Huta është gati të bëhet nuse e të organizojë një dasmë tradicionale ndërkohë Elgiti nuk di asgjë nga planet e saj. Artistja ishte e ftuar në emisionin radiofonik “Pardon My French”, ku tregoi se ajo e ka ëndërruar gjithmonë të bëhet nuse ndërsa Elgiti nuk i pëlqen dasmat.

“Dasmë do kemi! Giti nuk e di, nuk i ka qejf dasmat dhe asnjë lloj organizimi tjetër tradicional, por unë jam tradicionale në marrëdhënien tonë dhe i kam shumë qejf fustanin e bardhë e të gjitha me rradhë. Kur mbeta shtatëzënë mendova që duhet ta bëj atë dasmë se çdo gjë ka një etapë, ka kohën e vet. Pra, bëhet dasma, pastaj vjen bebi. Dhe duke menduar u kujtova se mami ka një histori shumë të lezetshme me gjyshërit e mi, se ka qarë kur ka parë kasetën e dasmës dhe ka thënë pse s’jam unë këtu?
Edhe unë thashë, përs a kohë e kam mundësinë, le ta lind Krid dhe pastaj të bëj dasmë”, tregoi Klea.

Nuk e dimë si do reagojë Elgiti që nuk i paska qejf dasmat pas kësaj deklarate.