EKSKLUZIVE/ Astrologia parashikon Elhaidën e Ledit si triumfatore të “DWTS”, por burimet thonë se fiton Sara e Ledrit

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që është “Dancing With The Stars”, show magjik më i përfolur i momentit. Personazhet VIP pjesë e kastit së bashku me balerinët profesionistë na kanë dhuruar shumë emocione përgjatë të premteve dhe tanimë jemi thuajse në fund.

E ftuar këtë episod të fundit në ‘Ndryshe’ ishte Pranvera Xhafa, astrologe dhe studiuese e shkencave okulte. Padyshim që si një eksperte e astrologjisë, Pranvera u pyet se bazuar në shenjat e horoskopit cili prej konkurrentëve të ‘DWTS’ do të triumfojë dhe nuk mungoi një përgjigje shumë interesante.
“Elhaida si Ujor mund të jetë ndër dy çiftet që mund ta fitojë dhe kjo jo vetëm për shkak të shenjës. Arditi si Bricjap nëse është aq ambicioz dhe ka punuar vërtet, ai mund ta fitojë. Me favorin e shenjave e fiton Ujori pra Elhaida. Për Sarën dhe Megin që janë Binjakë, nuk do ta fitojë asnjëra prej tyre”.

Por pavarësisht parashikimit yjor (jo të gjithë besojnë tek horoskopi), burime brenda spektaklit kanë thënë për revista “Story”, se sipas parashikimeve paraprake nuk është çudi që kupën ta shohim në dorën e partneres së Ledri Vulës, Sara Hoxha. Edhe pse është folur për një garë të fortë mes Arditit dhe Elhaidës, finalja mund të na bëjë surpriza. E gjithsesi le të presim nëse kupën do e ngrejë Elhaida e Ledit ( partnerja e Ledian Agallijaj) apo Sara, partnerja e Ledri Vulës. Le të presim verdiktin e jurisë dhe publikut për fituesin./www.story.al