Edhe Dua Lipa qenka tunduar pak nga shiringa

Sot është bërë mëse normale fakti që shumë prej personazheve të njohur të ekranit kanë operacione plastike ose ndërhyrje estetike.

As Dua Lipa nuk paska shpëtuar nga ky fenomen, edhe pse gjithmonë e kemi parë me syrin e një vajze të re origjinale.

Fotot e publikuara nga faqja “Plastic celebs”, tregon se Dua dikur nuk i ka pasur buzët kaq të plota sa sot e mesa duket filleri paska bërë punën e tij.

Hunda e këngëtares gjithashtu duket se ka pësuar një ndryshim, megjithatë për këtë nuk mund të flasim të sigurtë, pasi vetë Dua nuk ka preferuar të përgjigjet lidhur me ndërhyrjet estetike.

Ju shihni ndonjë ndryshim tjetër?