Edhe ajo e pëlqen Granitin? Pas xhelozisë së Fifit, Beniada sqaron gjithçka

Më shumë nga çdo dyshe tjetër brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, po përflitet Fifi dhe Graniti, afrimiteti mes të cilëve bie në sy dukshëm.

Mirëpo, banorët kanë folur edhe për një lloj afrimiteti të modelit me Beniadën, veç Fifit. Por mesa duket kjo e fundit nuk mendon kështu.

Ajo ka diskutuar me Palomën lidhur me këtë dhe ka treguar se tashmë nuk e sheh me atë sy dhe nuk ka interes për modelin. Madje, ajo shprehet se Graniti nuk është tipi i saj.


Ndërkohë, Fifi ka shprehur hapur xhelozinë, duke thënë se nuk e përballon dot vëmendjen që Graniti i jep vajzave të tjera të shtëpisë. Fillimisht këngëtarja nuk ka hezituar të nisë ironitë dhe batutat për afrimitetin mes Semit dhe Granitit, ndërsa ky i fundit reagoi i paqartë për atë që po dëgjonte. Madje Fifi, u përlot, ndonëse modeli e siguroi se nuk ka pëlqim për askënd tjetër.

Më herët është diskutua dhe rreth një “trekëndëshi të mundshëm dashurie’’ që përfshinte emrat e Arditit, Beniadës dhe Donaldit. Mirëpo, modelja tregoi se me asnjërin prej të dyve nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

/News31