Ed Sheeran rrëfen rrëshqitjen në depresion: E shoqja u diagnostikua me tumor gjatë shtatzanisë!

Ed Sheeran rrëfeu së fundi se e shoqja, Cherry Seaborn u diagnostikua me një tumor ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë dhe ata nuk ndërhynin dot për ta kuruar. Këngëtari e përcolli lajmin teksa njoftonte publikimin e albumit të tij albumin e tij të ardhshëm, “Subtract”.

Teksa shpjegonte frymëzimin për këtë album, 32 vjecari tregoi se c`kishte ndodhur me jetën e tij “Në fillim të vitit 2022, një sërë ngjarjesh ndryshuan jetën time, shëndetin tim mendor dhe në fund mënyrën se si e shikoja muzikën dhe artin. Të shkruaj këngë është terapia ime. Më ndihmon të kuptoj ndjenjat e mia”, tha ai.

Ed vazhdoi duke thënë se: “Kam shkruar pa menduar se cilat do të ishin këngët, thjesht shkrova gjithçka që më vinte në mendje. Dhe në pak më shumë se një javë, e zëvendësova punën e një dekade me mendimet e mia më të errëta. Brenda një muaji, gruaja ime shtatzënë u tha se kishte një tumor, pa mundësi trajtimi deri pas lindjes,” shpjegoi Sheeran.

“Shoku im më i mirë Jamal, një vëlla për mua, vdiq papritur dhe e gjeta veten duke qëndruar në gjykatë duke mbrojtur integritetin dhe karrierën time si kantautor. Unë po kaloja nëpër frikëra, depresion dhe ankth. Ndjeva sikur po mbytesha, me kokë poshtë sipërfaqes, duke parë lart, por duke mos qenë në gjendje të depërtoja për ajër”, u shpreh ylli i popit. Ed ka dy fëmijë me gruan e tij Seaborn, me të cilën u martua në vitin 2019.

Bordo