E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën stomatologut, ishte djali i aktorit të njohur

Një lajm i trishtë është raportuar sot në media, pasi stomatologu vlonjat Ilia Vishi ka ndërruar jetë.

I ndjeri prej 15 ditësh ishte i shtruar në spital si pasojë e infektimit me Covid-19, por për fat të keq nuk ka arritur të mbijetojë.

Ai njihej edhe si djali i aktorit të njohur shqiptar, Gaq Vishi. I ndjeri do të mbahet mend për qytetarinë dhe profesionalizmin e tij.