E quajnë “martesë e moderuar”, 22-vjeçarja: Burri më lejon të fle me të tjerë, vetë është shumë besnik

Martesat e moderuara janë shtuar së tepërmi vitet e fundit. Të tillë e konsiderojnë marrëdhënien e tyre një çift, të cilët kanë treguar historinë e tyre në “Tik Tok”.

Rae Nemetsky, 22 vjeçe, e quan veten një “grua të nxehtë’, thotë se ajo fle lirshëm me burra të tjerë, pasi këtë e bën me pëlqimin e plotë të burrit.

Madje, ajo thotë se në fillim ishte ai që ia shtroi si hipotezë. Kjo formë martese ka marrë kritika të shumta nga persona të tjerë në rrjet, por Rae thotë se nuk i dëgjon ata.

Ndër të tjera, ajo e përshkruan burrin si shumë besnik. “Përkufizimi i drejtpërdrejtë nga Dictionary.com thotë se gruaja e nxehtë është një grua e martuar që kryen marrëdhënie se ksuale jashtë martesës.

Një gjë e tillë ndodh me dijeninë dhe pëlqimin e plotë të burrit të saj, i cili vetë nuk ka marrëdhënie me njerëzit e tjerë”, u shpreh Rae.