E pyesin ku e blen mallin, ja si përgjigjet Aurela Gaçe

Këngëtarja Aurela Gaçe ka postuar në Instastory risinë më të fundit që ka sjellë Instagrami, ‘ask me’. Aurela është gjithnjë në formë dhe pa komplekse, njësoj edhe në rrjetet sociale. Një ndjekësi që i ka bërë përshtypje energjia e saj, i ka bërë një pyetje disi të sikletshme këngëtares. “Ku e blen mallin?”, shkruan komentuesi, dhe përgjigjja e këngëtares është siç di vetëm ajo ta kthejë: “Ta pyes pak Bulen e Agimin (prindërit). Ata nuk di si më gatuan kështu, por ama më kanë gatuar komplet figurë”, ia kthen këngëtarja sipas Prive.