E pazakontë / Portali e shpalli “të vdekur”, reagon menjëherë Adriana Matoshi

Gjatë ditëve të fundit deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht aktorja Adriana Matoshi ka marrë vëmendje të madhe në media për shkak të disa mendimeve që ka shfaqur.

Por së fundmi ajo ka ndarë një postim në “InstaStory”, ku e kanë shpallur të vdekur.

“E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në Pejë, s’arrihet të identifikohet”, thuhet në shkrim ku në fotografi është deputetja Matoshi.

“A keni naj koment për portalet tona”, ka qenë reagimi i Matoshit ndaj këtij “lajmi” që ka qarkulluar “online”.

voxnews.al