“E pata të vështirë, burri ka ngelur në Itali”, Artiola Toska tregon si e ka kaluar kohën në karantinë

Këngëtarja e famshme shqiptare, Artiola Toska, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për këngën e saj më të re me titull “Ditëlindja”.
Artiola ka treguar se ka pak ditë tani që është tek familja e vëllait, pasi prej disa ditësh ka jetuar vetëm në Tiranë sepse bashkëshorti ka mbetur në Itali.
“Fillimi ishte pak i vështirë sepse erdha nga Milano. Unë jam vetëm sepse bashkëshorti ngeli në Itali dhe unë kur u ktheva mbeta këtu. Kur u ktheva këtu, duke parë dhe lajmet, bëhet akoma edhe më e madhe. Në fillim e pata shumë të vështirë, por ja që kishte të mira, se deri tani kam krijuar 3 materiale të mira që nuk janë publikuar akoma”, tha Artiola.
“Jo, nuk ka lidhje me koronavirusin kënga. Ka lidhje me situatën që është tani, është një këngë që ia kam bërë dhuratë të gjithë atyre që kanë festuar ditëlindjet në shtëpi dhe e kanë festuar vetëm, pa të afërmit dhe pa miqtë. Kënga u realizua në kohë rekord meqë dhe i përshtatej kësaj lloj situate, duke qenë se shumica e gjen veten tek kjo këngë”, u shpreh Artiola mbi këngën e saj që mund ta ndiqni më poshtë.