E papritur! Eros Grezda baba për herë të parë!

Një lajm i bukur vjen nga futbollisti i njohur gjakovar, Eros Grezda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda)

Ai po bëhet baba për herë të parë!

Lajmin e ka konfirmuar vetë Grezda përmes një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar një imazh me partneren e tij, Ajsel me barkun dukshëm të rrumbullakosur.

Përgjatë katër muajve të fundit, Ajsel është treguar shumë e kujdesshme duke mos publikuar fotografi që do mund të vinin në pah këtë zhvillim.

Kujtojmë se lidhja e tyre nga nisja tek kurorëzimi me martesë evoluoi shumë shpejt, e në këtë rrugë me të njëjtin ritëm, çifti nuk paskan pritur shumë për hapin e rëndësishëm, atë të zgjerimit të familjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda)

Nga dy, shumë shpejt, do jenë tre! /Prive.al